Hematoma ne plagen pas lindjes cezariane

Question

Prsh,

Pas lindjes me operim cezarian pas 5 dite çdo gje ne rregull. Papritur u zhvillua ne njeren pjese te operimit nje kokerr dhe une nuk e dija se cfare mund te jete. Shkova ne spital ajo ishte nje hematome. Tani ka 1 jav qe shkoj dhe pastroj plagen. Me intereson cfare e shkaktoj? Sa i duhet sherimi i saj total? A mund te me shkaktoje ndonje gje te keqe me ka kap si frike?

Ju falemnderit

Answers ( 3 )

    0
    2025-11-23T20:34:44+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj. Te lutem me dergo nje foto te plages. Mundohu te jete nje foto e qarte, kape pak larg se e afroj vete.

    Mbani mend te jeni vrare ne zonen e plages? te jeni perplasur diku? Ndoshta edhe ndonje goditja aksidentale nga bebi apo duke e nderruar bebin?

    Ne pritje te fotos e informacioneve te siperkerkuara.

     

    0
    2025-11-25T20:09:23+00:00
    This answer was edited.

    Nuk mbaj mend te jem vrar me shum mendoj qe pozita kur ngrihesha naten ta ushqeja bebin çdo her me vinte nje therje e keqe tani gjat dites u shfaq  hematoma pernjeher fatkeqsisht nuk kam asnje foto si ishte , tani eshte sheruar nuk duket asgje por kur e shtyp ka mbet e fort perbrenda vendi ku ishte hematoma hiqet kjo apo tani do mbetet ashtu ?ju falemnderit shum

    0
    2026-01-04T20:37:11+00:00

    Pershendetje,

    Ne pergjithesi ajo kalon, por hematoma (nese ka qene vertete hematome) do trajtimin e saj. Une mendoj qe ka qene e lidhur me perdorimin e hollueses Enoxiparin pas operimit sezarian qe keni kryer.

    Pervec krem per te shperndare gjakun e hematomes, ne rekomandojme kompresa me te ngrohte pas dites se trete (personalisht rekomandoj kompresa te ngrohta te alternuara me te ftohta).

    Shpresoj ta keni kaluar sa me lehte.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer