Pucra ne organin gjenital mashkullor

Question
  • Prsh doktoresh , Dua te shpreh problemin tim lidhur me disa pucra ne lekure ne fillim te organit gjenital mashkullor , jane te forta dhe me ngjyre si ne te bardh dhe shqetsimi eshte se sikur po shpeshtohen dhe po rriten ne madhesi . Faktikisht nuk kam patur problem qoft me djegie , kruarj, skuqje apo me procesin e urimimtt.Shpresoj te kem qen i qarte rreth problematikes qe kam dhe te marr nje sqarim rreth ketij shqetesimi.Shpresoj te me japesh nje zgjidhje . Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2025-05-22T10:46:13+00:00

    Pershendetje,

    Nga pershkrimi, pucrat qe referoni si te forta ne prekje e te bardha duken si Fordyce spots. Ne fakt, keto jane gjendra dhjamore te parendesishme.

    Fakti qe ju po ju duket sikur po shtohen shpjegohet me pranine e faktoreve qe shtojne sebumin (dhjamin). E keto jane disa:

    • hormonale – shtimi i androgjeneve si testosteroni shtojne prodhimin e dhjamit ne lekure duke shtuar prezences e Fordyce spots
    • nese ka ndodhur trauma te lehta lokale, ndonje ferkim sidomos gjate nje marredhenie seksuale te konsideruar si te thate, keto gjendra mund te dalin me ne pah
    • ne pergjithesi keto zhduken vete me kalimin e kohes. Ose te pakten behen me te dukshem. Ama prezenca e tyre tregon qe kerkohet akoma kohe per t’i zhdukur.

    Pervec mbajtjes se nje higjene te mire personale, nuk ju rekomandoj asgje tjeter.

    Gjithesesi, nje vleresim nga afer apo me foto do te ishte mire te behej.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer