Dozimi për shurupe
Përshëndetje e punë të mbarë!
Do të doja të dija dozimin e shurupeve për temperaturën e fëmijës, 26 kg.
1. shurupin e paracetamolit Depon 120mg/ 5 ml
2. shurupin e ibuprofenit Nurofen 100mg/ 5ml
3. Pas sa ditësh me temperaturë, duhet ta coj te mjeku të marrë mbase antibiotik sepse ankohet nga fyti?
Faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nga te dhenat qe jepni, femija 26 kg mund te jete diku te 4-5 vjec (ju lutem me korigjoni nese e kam gabim). Mosha ka rendesi pasi duhet te bejme dozimin sipas moshes edhe sipas peshes qe e keni dhene ju.
1. Shurupi Depon 120 mg/5 ml permban paracetamol, te cilin mund t’ia jepni sipas rendeses se temperatures. Meqenese nuk e dime moshen e femijes, ne rekomandojme 7.5 ml – 10 ml cdo 4-6 ore.
2. Nese shurupi Depon nuk ia ul temperaturen, mund t’i jepni shurup ibuprofeni, emrin tregtar te te cilit ju e njihni si Nurofen 100 mg/5 ml. Kete shurup mund t’ia jepni ne dozen 7.5 ml cdo 6-8 ore sipas temperatures dhe duke e kombinuar me paracetamol.
3. Ne pergjithesi , temperatura bie nga fundi i dites se dyte, gjithesesi, deri ne 3 dite temperature mund ta menaxhoni ne shtepi. Ama ka disa raste kur femija mund te kete patur shenja me pare e temperatura tregon qe femija nuk i reziston me dot infeksionit qe ka e duhet vizituar te mjeku. Gjithesesi, e mira eshte te komunikoni me mjekun e familjes apo me mjekun tuaj pediater per ndihme me specifike.
Duke shpresuar t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj, ju uroj te shkuara femijes suaj e te behet mire sa me shpejt.