Mjekim ne shtatzani per semundjen e zjarrit
Question
Pershendetje
A lejohet te perdoret mjekim ne muajin e 4 te shtatzanise per semundjen e zjarrit dhe cfare mund te perdoret
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Semundja e zjarrit apo sic e quajme ne profesionistet e shendetsise “Herpes Zoster” eshte nje semundje infektive dhe ngjitese. Zakonisht shfaqet me pranine e pucrave te vogla te mbushura me pak leng, te cilat thahen me kalimin e kohes.
Shenja e pare qe pacientet na referojne eshte si tip dobesie trupore dhe dhimbje apo si tip “cukitje” apo “thumbimi” ne vendet ku kalon trajektorja e nervit te prekur. Pas 2-3 diteve te temperatures apo kesaj dhimbje, fillon shperthimi i pucrave.
Grate shtatzene jane me te prirura per semundjen e zjarrit pasi e kane imunitetin pak me te kompromentuar se te tjeret. Nese per nje person jo shtatzene ne japim mjekim me antiviral Acyclovir oral krahas mjekimit lokal po me krem acyclovir; ne grate shtatzene ne japim vetem mjekim me krem antiviral dhe shtojme vitaminen C e B complex per te rritur imunitetin e shtatzenave.
Shpresoj qe edhe mjeku juaj ka vepruar keshtu edhe me ju.
Duke ju uruar sherim te shpejte, e shtatzani te mbare e te lehte.